Milani regjistron fitoren e parë në Champions League (VIDEO)

Milani regjistron fitoren e parë në Champions League (VIDEO)

Milani ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Champions League. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli, triumfuan 3-1 në shtëpi ndaj kroatëve të Dinamo Zagreb.

Giroud në minutën e 45-të, Saelemaekers në minutën e 47-të dhe Pobega në minutën e 77-të, ishin autorët e golave për italianët.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 4 pikëve në grupin E dhe mban vendin e parë, ndërsa ndjek Dinamo Zagreb me 3 pikë, Salzburg me 1 pikë dhe Chelsea me 0 pikë.

Këto dy të fundit, do të përballen mes tyre, mbrëmjen e sotme. Në sfidën e grupit F, Shakhtar Donetsk dhe Celtic, u ndanë në barazim 1-1.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy