U dëmtua ndaj Sassuolo, Juventusi humb Di Marian për 10 ditë

U dëmtua ndaj Sassuolo, Juventusi humb Di Marian për 10 ditë

Juventusi e nisi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi mposhti me rezulatin e pastër 3-0 Sassuolon.

Megjithatë, i vetmi lajm i keq për bardhezinjtë në sfidën e djeshme, ishte dëmtimi i Angel Di Maria, i cili ishte një nga më të mirët në fushë.

Në minutën e 66-të, sulmuesi u zëvendësua, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e majtë. Pas analizave të kryera ditën e sotme, klubi i Juventusit, njofton se Di Maria ka pasur një dëmtim të gradës së ulët në adutorin e kofshës së majtë.

Sipas njoftimit të klubit, argjentinasi do të qëndrojë jashtë për të paktën 10 ditë dhe më pas do i nënshtrohet sërish analizave, për të parë si ka shkuar rikuperimi dhe nëse mund të zbresë në fushë apo jo.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy