
Vështirësitë e hasura nga Erik Ten Hag në stolin e Manchester United, vijojnë të mos i bindin drejtuesit për t’ia besuar edhe në të ardhmen drejtimin e skuadrës.
Hollandezi mesa duket do ta përfundojë eksperiencën në ‘’ Old Trafford ‘’ shumë shpejt dhe sipas ‘ Daily Mail ‘ tanimë është gjetur zëvëndësuesi.
Gareth Southgate vlerësohet për kontributin e dhënë tek kombëtarja e ‘’ Tre Luanëve ‘’ dhe 20 herë kampionët e Premier Leagues e shohin si një element që mund ti ndihmojë për të avancuar për më tej.

53 vjeçari fillimisht e filloi eksperiencën si trainer tek Middlesbrough, më pas tek kombëtarja e 21 vjeçarëve, për të përfunduar në stolin e ekipit të parë të kampionëve të botës në 1966-tën.
Tek Manchester United natyrisht kërkesa e llogarisë është shumë e madhe por sidoqoftë ky ekip ka nevojë për një trainer i cili do të mund ta rikthejë tek sukseset e munguara prej disa vitesh.



