Shitjet që po përgatit Chelsea

Shitjet që po përgatit Chelsea

Pas thyerjes së parashikimeve dhe fitimit të Uefa Champions Leagues , Chelsea është përqëndruar maksimalisht tek merkatoja verore për ta forcuar protagonizmin në sezonin vijues.   Rikthimi i Romelu Lukakut në ‘’ Stamford Bridge ‘’ kundrejt 115 milionë eurove  ia ka shtuar entuziazmin ‘’ Bluve të Londrës ‘’ për të afruar të tjerë lojtarë në kryeqytetin anglez. Ndër të pëlqyerit mbetet Jules Kounde  pavarësisht se  sipas   ‘ Daily Star ‘ gjigandëve të Premier Leagues i duhet të aplikojnë shitjet e disa lojtarëve që nuk bëjnë më pjesë në planet e  Thomas Tuchel .

Në listën e largimeve përfshihen  Tammy Abraham dhe Michy Batshuayi  , shitje të cilat konsiderohen të domosdoshme për të arritur qëllimin në merkato .

Por duhet shtuar se për 22 vjeçarin  britanikët do të kenë një luftë të ashpër përpara për shkak të interesit të Manchester United dhe  Real Madridit . Pavarësisht se shitja e belgut nuk do ti sigurojë të ardhurat e pretenduara Chelseat , rasti i Tammy Abraham është një çështje ndryshe sepse  Roma është shprehur e gatshme të ofrojë 40 milionë euro  për 23 vjeçarin .

Një shumë e tillë do ta ndihmonte shumë këtë skuadër për tu afruar me  mbrojtësin e Sevillas i cili sezonet e fundit është konsideruar si një ndër më të spikaturit në qarkullim  dhe këmbngulja e Chelseat shtohet ditë pas dite . Me fillimin e sezonit të ri të besuarit e Thomas Tuchel do të kenë një detyrë të vështirë përpara për të mbrojtur titullin e fituar me aq shumë sakrifica në turneun më prestigjoz në Europë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy