Juventus insiston për Firmino

Juventus insiston për Firmino

 Shtatë vitet në ‘’ Anfield Road ‘’ e kanë shëndërruar Roberto Firminon në një lojtar shumë të preferuar nga ekipet e elitës .

Braziliani e përfundon kontratën me Liverpoolin në qershorin e 2023- shit por Juventusi ka ndezur motorrët për ta transferuar në Torino .

Largimi i Sadio Manes tek Bayern Munchen e ka prishur në njëfarë mënyre skemën e Jurgen Kloppit dhe nëse ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të dalë e fituar për 30 vjeçarin , anglezëve do ti mbetej vetëm Mohamed Salah.

Përpara disa ditësh italianët realizuan një ofertë prej 23 milionë eurosh dhe nuk përjashtohet që të shënojë rritje në vijimësi.

Në këtë histori është shumë i rëndësishëm edhe transferimi i Darwin Nunez i cili në njëfarë mënyre ia ndërlikon qëndrimin Roberto Firminos dhe duke qenë se Botërori i Katarit është shumë afër , ishi i Hoffenheim domosdoshmërisht duhet të jetë titullar tek Liverpooli për të fituar një vend në 23- shen që do të grumbullojë Tite në kombëtaren e ‘’ Seleçaos “. 

Interesi i Juventusit sigurisht besohet se do të marrë vëmëndjen e Roberto Firmino sepse është një ekip rekordmen Itali , i cili ka bërë ligjin për shumë vite në Scudetto dhe garanton padiskutim trofetë në të ardhmen. 

Italia do të bëhej kampionati i tretë ndër më të rëndësishmit në Europë për të ashtuquajturin ‘’ Bobby ‘’, për të cilin prioritet mbetet përfaqësimi i kombëtares së tij në evenimentin më prestigjoz të futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy