
Egnatia u rikthye në Kategorinë Superiore, pas plotë 17 vitesh mungesë. Tashmë në klubin rrogozhinas po punohet për ndërtimin e një skuadre konkurruese, për të mos qenë thjesht kalimtarë në elitën e futbollit shqiptar.
Për këtë arsye, drejtuesit kanë filluar me rinovimet, për lojtarët që shkëlqyen në sezonin që lamë pas. Pas Ndriçim Shtubinës, Dren Gashit dhe Gëzim Krasniqit, ditën e sotme kanë rinovuar edhe dy lojtarë të tjerë.
Mesfushori Ildi Shyti dhe braziliani Jackson Kenio, kanë firmosur me Egnatian kontratën e re dhe do të jenë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm në Superiore. Shyti ka rinovuar për një sezon, ndërsa Jackson për dy sezone.



