Lionel Messi, lojtari me shumë tituj në historinë e futbollit

Lionel Messi, lojtari me shumë tituj në historinë e futbollit

Kupa e Amerikës përveç emocioneve të shumta, sigurisht është shoqëruar edhe me rekorde.

Titulli i fituar nga Argjentina e ka shëndërruar Lionel Messin lojtarin me më shumë të tillë në historinë e futbollit, plot 45.

‘’ La Pulga ‘’ fatkeqësisht u dëmtua në finale kundër Kolumbisë por pas këtij episodi shokët e tij u motivuan dhe i shtuan edhe titullin e 16-të të këtij kompeticioni vitrinës së tejmbushur.

Tashmë asi nga Rosario e ka parakaluar Dani Alvesin, i cili gjatë karrierës fitoi 44 gjithsej.

 

Drupal Ad

 

 

 

Prezenca e tij në fushë natyrisht përveç se përbën një avantazh në aspektin cilësor, është edhe një inspirim për shokët e skuadrës, i cili edhe pse me 37 vite mbi supe vijon të tregojë madhështinë në fushë.

Duhet kujtuar gjithashtu se falë Lionel Scalonit ‘’ Albicelestët ‘’ kanë ndryshuar totalisht në krahasim me të kaluarën, pasi me të në stol fillimisht fituan Kupën e Amerikës , më pas ‘ La Finalissiman ‘, Botërorin e Katarit dhe tashmë e kanë përsëritur historinë duke theksuar se mbetet një ndër kombëtaret më të suksesshme të viteve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy