Pjesë e Vllaznisë prej tre sezonesh, sulmuesi zyrtarizon largimin

Pjesë e Vllaznisë prej tre sezonesh, sulmuesi zyrtarizon largimin

Ardit Hoxhaj është largimi i radhës nga Vllaznia. Vetë sulmuesi vlonjat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin nga shkodranët. Hoxhaj ishte pjesë e Vllaznisë prej tre sezonesh, por në sezonin e fundit minutat për të kanë qenë të pakta dhe kjo ka bërë që palët të vendosin për këtë largim. "Nga sot dua të njoftoj largimin tim nga ekipi i Vllaznisë. Kanë qenë 3 vite plot sukses për mua edhe ekipin. Jam i lumtur për ato që kemi arritur edhe për trofetë që kemi fituar. Jam i lumtur për çdo gol që kam shënuar me ketë fanellë dhe për maksimumin e dhënë nga ana ime. Falënderoj të gjithë personat që kam punuar ne klub, shokët e ekipit, tifozët për mbështetjen që më kanë dhuruar dhe presidentit për mundësinë që më ka dhënë. I dëshiroj më të mirën klubit.”, shkruan Hoxhaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy