“Laçi i vështirë, por na duhet vazhdimësia”, Mehmeti: Ndeshja me Vllazninë, kapitull i mbyllur

“Laçi i vështirë, por na duhet vazhdimësia”, Mehmeti: Ndeshja me Vllazninë, kapitull i mbyllur

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Laçit ditën e nesërme. Mehmeti vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por shtoi se skuadrës së tij i duhet vazhdimësia.

Laçi është një skuadër e organizuar mirë dhe është me meritë i dyti. Shkalla e vështirësisë është, pasi ka lojtarë cilësorë. Në Laç bëmë një ndeshje të mirë, por kjo nuk do të thotë që ndeshja do të ketë histori tjetër. Në do bëjmë maksimumin, pasi na duhet vazhdimësi. Duhet të rritemi në aspektin mental dhe me mënyrën se si interpreton lojën ndaj kundërshtarëve të ndryshëm.

Kemi një skuadër me shumë elementë, por secili ka vlerat e veta. Mungesat janë të rëndësishme. Rrapaj është një lojtar që ka goxha proces motorik dhe i jep goxha frymëmarrje repartit të mesfushës. Është një mungesë që e kemi ndjerë edhe me Vllazninë. Ai ka një tërheqje dhe do mungojë edhe 10 ditë të tjera. Shpresoj të jetë sa më shpejt afër skuadrës.

Në lidhje me ndeshjen ndaj Vllaznisë në Kupë, ai u shpreh se për të kuqtë tashmë është një kapitull i mbyllur.

Ndaj Vllaznisë pati tension, pasi është specifike kur ke dy ndeshje dhe duhet kujdes kur je me eliminim dhe nuk do të pësosh. Treguam pak tension, donte ta merrte rezultatin me ngulm. Duhet të përshtateshim me terrenin, që e ul cilësinë e lojës. Edhe kundërshtari nuk ishte në lartësinë e duhur, rezultati ishte i drejtë. Do jetë si finale në Shkodër dhe shpresoj të japim më të mirën dhe të fitojë më i miri.

Kapitulli i ndeshjes së parë është mbyllur, të dyja skuadrat kanë mundësinë e veta. Luajmë në Shkodër, ku e duan futbollin. Besoj se e kanë kulturën të na mirëpresin. Nëse do bëjmë diferencën dhe do e meritojmë në fushë, jam i sigurt që do na duartrokasin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy