Pas largimit të Nevil Dedes, Dinamo nuk humbi kohë për të gjetur trajnerin e ri. Drejtimi i bluve iu besua Dritan Mehmetit, i cili e ka të qartë objektivin, të rikthejë skuadrën në Superiore.
Trajneri i ri nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka nisur nga puna. Mehmeti ka zhvilluar këtë të martë stërvitjen e parë dhe po përgatitet për ndeshjen e fundjavës.
Dinamo do të përballet me Besëlidhjen në Lezhë në fundjavë dhe synimi është vetëm të marrin 3 pikët, për të mos bërë hapa të tjerë fals.



