Roma dhe Inter duel për Asension

Roma dhe Inter duel për Asension

 E ardhmja e Marco Asensios është shëndërruar në një ndër tematikat më të rëndësishme tek Real Madridi.

Spanjolli tashmë është bërë pjesë e agjensisë ‘ Gestifute ‘ e cila menaxhohet nga agjenti Jorge Mendes , i cili njihet botërisht për kapacitetin e tij .

Fillimisht portugezi ja ofroi Manchester United, por kjo histori i ka kaluar kufinjtë dhe risia është se ka bërë të njëjtën gjë me Interin dhe Romën .

Momentalisht zikaltërit dhe ‘’ Verdhekuqtë ‘’ janë të avantazhuar në lidhje me ishi-n e Mallorcas , e ardhmja e të cilit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ praktikisht është e pamundur sepse nuk e ka bindur Carlo Ancelottin , trainer që i ka dhënë përparësi aktivizimit të Fede Valverdes dhe Rodrygo Goesit. 

Kontrata e 26 vjeçarit me ‘’ Galaktikët ‘’ përfundon në 30 qershorin e 2023-shit dhe një prej gjigandëve të Italisë mund të ketë shansin e transferimit të mesfushorit me parametër zero .

Sigurisht ecuria e Real Madridit nuk lë vend për asnjë kundrakohë të mundshme dhe aspekti pozitiv në këtë histori është se pretendentët janë cilësorë dhe mund ti ofrojnë mundësinë Marco Asensios për ta harruar shumë shpejt eksperiencën e hidhur tek gjigandët e Spanjës dhe më gjerë , pavarësisht suksesit në sezonin e shkuar.

Roma dhe Interi e kanë filluar sezonin me shpresa të rinovuara , sidomos të besuarit e Jose Mourinhos të cilët fituan me meritë Conference Leaguen ndërsa  zikaltërit do të tentojnë të hakmerren kundër Milanit , ekip që ia rrembeu titullin e Scudettos në atë të kaluarin .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy