
Arritjet në këtë sezon të Dusan Vlahovic e kanë shëndërruar në një golashënues tejet të frikshëm. Fiorentina po shijon një moment të mrekullueshëm me serbin i cili garanton gola në çdo ndeshje dhe në ‘’ Artemio Franchi ‘’ janë lëshuar me kohë sinjalet për 21 vjeçarin .
Drejtuesit e ‘’ Vjollcëve ‘’ i kanë qëndruar të paluhatur kërkesës prej 70 milionë euro për yllin ballkanas , largimi i të cilit do të ishte një mundësi për të mbushur arkat e italianëve .
Por ashtu siç njihet ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka menduar formulën e përfshirjes së Dejan Kulusevskit , kartoni i të cilit arrin 35 milionë eurot dhe 35 të tjera do ti kalonin Juventusit për të kompletuar një transferim që nëse do të konkretizohet padyshim do të konsiderohej ndër më tërheqësit e merkatos .
Avancimi i Dusan Vlahovic është një indikator se mund të shëndërrohet në një idhull tek çdo skuadër e madhe dhe bardhezinjtë duan ta harrojnë të tashmen e hidhur me një sulmues që përfshihet ndër me produktivët në qarkullim.
Me progresin e bërë mund të thuhet se ishi i Partizan Beogradit meriton ngjitjen e menjëhershme të shkallëve në karrierë dhe Juventusi është një opsion shumë interesant sepse për më tepër garanton trofe në çdo sezon.
Për të qenë krejtësisht të realizuar , elementëve të tillë sigurisht i nevojiten edhe trofetë kolektivë për të shtuar sukseset në vitrinë.
Një transferim i mundshëm i Dusan Vlahovic për në Torino do ti hapte rrugën Alvaro Moratas drejt ‘’ Camp Nout ‘’ , aty ku e pret një skuadër e etur për sukses . Massimiliano Allegri prej kohësh i ka dhënë dritë kësaj historie duke deklaruar se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë largimin e spanjollit nëse Juventusi nuk do të firmosë me një sulmues që ofron garanci për të ardhmen dhe një element si Dusan Vlahovic do ta rikthente buzëqeshjen tek ofensiva e torinezëve .
20 ndeshje dhe 24 gola jo vetëm që konsiderohen statistika bombastike por në njëfarë mënyre e përshpejtojnë largimin nga ‘’ Artemio Franchi ‘’ i cili është plotësisht i merituar pavarësisht se ngjyrat e cilës skuadër do të mbrojë në të ardhmen .



