Agim Ademi merr mandatin e dytë në krye të FFK-së

Agim Ademi merr mandatin e dytë në krye të FFK-së

Agim Ademi ka marrë ditën e sotme mandatin e dytë në krye të Federtaës së Futbollit të Kosovës dhe do të qëndrojë në postin e presidentit për 4 vitet e ardhshme.

Në asamblenë e mbajtur për zgjedhjet e presidentit Ademi i cili kandidonte i vetëm mori 42 vota nga 58 në total. 43 delegatë ishin të pranishëm në sallë, 42 votuan Ademin, njëri absentoi, ndërsa 15 të tjerë vendosën të bojkotonin këto zgjedhje.

Pasi u rizgjodh në krye të Federatës, Ademi u shfaq i lumtur, ndërsa tha se nuk e merr si privilegj, por si obligim.

Është obligim. Nuk e marr këtë mandat si privilegj, por si obligim të madh. Këtë obligim nuk mund ta kryej pa ju dhe ju dua afër vetes. Këtë përgjegjësi dhe ndihmën që ma jepni, unë e marr me shumë seriozitet edhe për ata që kanë mendime ndryshe, besoj se do të jenë klubet tona.

Mendimin do t’ua kthejë të gjithëve me punën time, pasi jam njeri i futbollit dhe jam i lumtur që jam në familjen time apo mos të them në zanatin tim. Kur them në zanatin tim, them pasi jam një jetë me futboll si futbollist, kryetar klubi dhe prijës i federatës. I di hallet e futbollistit, klubit dhe punët e federatës. Di të jem punëtor dhe i mirë me organizatat. Unë jam vullnetar në futboll dhe do të vazhdoj të jem i tillë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy