
Ka shkuar në 11 numri i të prekurve me Covid-19 te skuadra e Serie A, Spezia. Këta të fundit nëpërmjet një komunikate, kanë bërë të ditur se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe dy lojtarë të tjerë duke e çuar kështu në 11 numrin e të prekurve.
Duket se problemet te skuadra italiane nuk kanë të ndalur, pasi vetëm pak ditë më parë FIFA i bllokoi merkaton për dy vite, për shkak të parregullsive në transferimin e lojtarëve minoren.
Kështu trajneri Thiago Motta e nis me probleme aventurën e tij te Spezia, ku duhet të gjejë zgjidhjet sa më shpejt të jetë e mundur.



