
Ashtu siç pati premtuar edhe në konferencën për shtyp trajneri Edy Reja ka zgjedhur lojtarët me eksperiencë për ndeshjen me San Marinon, kundërshtarin më të dobët në grupin kualifikues të Botërorit.
Italiani vijon me skemën 3-5-2, ndërsa në portë ndryshe nga dy ndeshjet e para do jetë Thomas Strakosha. Në mbrojtje Gjimshiti do mbështetet nga Veseli dhe Ajeti, ndërsa nga krahët do jenë kapiteni Hysaj dhe Lenjani.
Në mesfushë Memushaj do jetë së bashku me Baren dhe Ramadanin, ndërsa në sulm Broja do mbështetet nga Manaj.



