Conte leksion Wengerit, Chelsea mposht Arsenalin në derbin e Londrës

Conte leksion Wengerit, Chelsea mposht Arsenalin në derbin e Londrës

Skuadra e Chelsea tregoi edhe njëherë se e meriton më së miri vendin e parë, pasi në javën e 24 të Premier Ligue blutë kanë dalë fitimtarë në derbin londinez përball Arsenalit. 

Djemt e drejtuar nga Antonio Conte arritën një fitore të rëndësishme 3-1 përballë Arsenalit falë një ndeshje të mrekullueshme nga Eden Hazard.

Ndeshja nisi me një presion nga ana e vendasve të cilët ishin favoritë për ndeshjen e sotme në "Stanford Bridge".

Blutë e Londrës kaluan shumë shpejtë në avantazh, vetëm 13 minuta pasi kishte filluar ndeshja.

Një harkim i bukur nga krahu i djathtë gjeti sulmuesin Diego Costa i cili gjuajti fluturimthi bukur me kokë por tentimin e tij e priti Peter Cech, por topin e kthyer nga ish-portieri Chelsea e goditi përsëri me kokë Marcos Alonso duke gjetur rrjetën dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Pas golit të pësuar, skuadra e Arsenalit tentoi të barazonte rezultatin pas aksioneve të saj, por portieri belg Courtois shpëtoi vendasit në dy raste pas goditjeve të Gabriel në minutën e 38-të dhe të Ozil në minutën e fundit të pjesës së parë, duke e mbyllur rezultatin për këtë pjesë lojë 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea arriti të shënoi edhe një gol dhe për këtë mendoi mesfushori belg, Eden Hazard që me një aksion individual depërtoi në zonë për të shënuar 2-0 duke i dhënë qetësi skuadrës drejtë fitores.

Ndërkohë Cesc Fabregas i cili u aktivizua në lojë në minutën e 84-të arriti të vendosi emrin në këtë takim pasi një minutë më vonë shënoi golin e 3, pas një gabimi nga Petr Cech.

 Arsenali arriti ta shënoi golin e nderit nëpërmjet sulmuesit francez Olivier Giroud në minutën e fundit të takimit duke e mbyllur ndeshjen 3-1. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për teknikun Italian Antonio conte i cili e kishte përgatitur ndeshjen më mirë ndaj strategut Venger, i cili kërkonte fitore për tu afruar sa mëshumë me kryesuesit e kampionatit. 

Pas kësaj fitore, Chelsea vazhdon të mbetet në krye të Ligës Premier me 59 pikë të tubuara 12 më pak se Arsenal dhe Tottenham ku kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy