Stefa: Kupa me ndeshje teke ka më shumë surpriza

Stefa: Kupa me ndeshje teke ka më shumë surpriza

Gazetari i sportit, Gjergji Stefa, thotë se më e mira do të ishte që Kupa e Shqipërisë të zhvillohej me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje, siç është momentalisht. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Stefa tha se në rast se Kupa do të ishte me ndeshje teke, atëherë do të kishte më shumë surpriza.

“Kupa me ndeshje teke ka më shumë surpriza. Në thuajse në të gjitha vendet e Europës, formati i Kupës ka ndryshuar nga viti në vit, për t’i dhënë përparësi surprizave. Në këndvështrimin tim, Kupa është një sistem gare, i cili nuk prodhon garën e kampionatit, ku investimet përballen me njëri-tjetrin. Kupat zhvillohen me sistem surprizë. Ajo që ndodhi sezonin e kaluar, ku Kupa ishte me ndeshje teke, kishte shumë surpriza.

Korabi eliminoi Tiranën dhe Skënderbeu që mezi qëndroi në Superiore, shkoi në finalen e Kupës. Është shumë bukur që edhe Saranda të shkojë në finale. Po e marr si shembull. Me tek ndeshje dhe me short të lirë, për mendimin tim është më emocionuese. ”, u shpreh Stefa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy