
Lazio ka barazuar sërish në kampionat, këtë herë ndaj Veronës në transfertë.
Bardhekaltrit barazuan 1-1, në një ndeshje ku rrezikuan ta humbasin, duke parë rastet e shumta të vendasve.
Pedro i dha avantazhin Lazios në minutën e 45-të, ndërsa Verona barazoi shifrat me Ngonge në minutën e 51.
Me këtë barazim, Lazio mban vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Verona renditje renditet në vendin e 18-të me 14 pikë.



