Real Madridi, insiston për Jon Aranburun

Real Madridi, insiston për Jon Aranburun

Gjetja e një anësori të djathtë është shëndërruar në objektivin kryesor të drejtuesve të Real Madridit për merkaton e verës.

Pavarësisht ecurisë pozitive në çdo kompeticion ‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë të kenë luhatje në këtë pozicion dhe tashmë ia kanë vënë syrin Jon Aranburus.

Venezueliani po demostron se është një ndër më të mirët e La Ligas, i cili mund të përshtatet në disa pozicione.

Edhe tek kombëtarja ‘’ La Vinotinto ‘’ 22 vjeçari ka ditur ta bëjë krenar trainerin Fernando Batista duke e konsoliduar vendin e një titullari.

Ky fakt nuk është anashkaluar kurrsesi nga traineri Carlo Ancelotti, falë të cilit ‘’ Los Merengues ‘’ konsiderohen një rival për tu patur frikë, sidomos në Champions League.

Klauzola e prishjes së kontratës me Real Sociedadin arrin 60 milionë eurot por sipas ‘ Gol Digital ‘ prioritet për ish trainerin e Milanit mbetet Trent Alexander- Arnold, i cili mund vërë pikën eksperiencës me Liverpoolin në përfundimin e sezonit.

Gjatë merkatos së verës priten largime nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe një ndër elementët mund të jetë Lucas Vazquez, arsye e cila e bën të detyrueshëm transferimin e një tjetër elementi.

Ishi i Deportivo La Guairas po zhvillon sezonin e dytë me ekipin nga San Sebastian, një kockë e fortë në Spanjë dhe Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy