Paris St Germain, dy objektiva tek Real Madridi

Paris St Germain, dy objektiva tek Real Madridi

 Real Madridi siç dihet mbetet një ekip i cili admirohet botërisht. Ndër vite klubi spanjoll e ka treguar potencialin në çdo kompeticion dhe falë figurave të shquara ka arritur majat e futbollit vendas dhe atij europian.

Kjo tendencë vijon në rritje pasi ‘’ Galaktikët ‘’ synojnë gjithmonë të triumfojnë. Rezultatet e dukshme janë në sajë të stafit drejtues dhe kryesisht të lojtarëve, të cilët pretendohen në çdo merkato.

Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni vijojnë ta bëjnë krenar trainerin Carlo Ancelotti, i cili di ta menaxhojë shkëlqyeshëm presionin tek një ekip si ai i kryeqytetasve, i cili natyrisht me arritjet e deritanishme e ka lartësuar edhe më shumë emrin e ishi-t të Milanit.

Francezët tanimë janë pjesë e planeve të drejtuesve të Paris St Germain, një ekip në përmirësim të vazhdueshëm, me Luis Enriquen në stol.

Për momentin Aurelien Tchouameni flitet se është më afër largimit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, të cilin i ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’ e vlerëson shumë.

Ndërsa bashkombasi i tij është i preferuari i ishi-t të Barcelonës, i cili tregoi në të kaluarën kapacitetin në menaxhimin e një ekipi të tillë, fitues i të gjithë trofeve të mundshëm.

Asi nën mëngë i ‘’ Les Pariziens ‘’ vijon të jetë Nasser Al Khelaifi, i cili ka investuar fuqimisht ndër vite por fatkeqësisht kampionët në fuqi të Ligue 1 ende nuk kanë mundur ta fitojnë Champions Leaguen, trofeu i preferuar i sheikut nga Katari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy