Barcelona, opsion tek Cagliari për mbrojtjen

Barcelona, opsion tek Cagliari për mbrojtjen

Sezoni shumë i mirë i Marco Palestras tek Cagliari vijon ti garantojë pretendentë.

 Italiani tashmë është në listën e Hansi Flickut për merkaton e verës, shumë i rëndësishëm në 11-shen e trainerit Fabio Pisacane. 

Progresi i bërë në Serinë A nuk ka nevojë për koment dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘, drejtori sportiv Deco po e monitoron me kujdes. 

Adaptimi në disa pozicione të prapavijës sigurisht i ofron një garanci ‘’ Los Cules ‘’, një ekip i projektuar për të arritur majat në çdo sezon. 

Për më tepër personaliteti i 21 vjeçarit lë për të kuptuar se do të jetë një ndër më të spikaturit në të ardhmen. 

Në La Liga sigurisht luhet një futboll mjaft taktik dhe Marco Palestra i përmbush kërkesat, sidomos nëse i referohemi një ekipi elite. 

Megjithatë, edhe Manchester City, Arsenali, Juventusi, bashkë me Bolognan kanë shfaqur interes për këtë lojtar, i cili në sezonin aktual numëron 1 gol në 22 sfida. 

Do të jetë një garë gjigandësh dhe besohet se drejtuesit e ekipit që do të jenë më bindës gjatë negociatave do ta fitojnë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy