Real Madridi, insiston për Aymeric Laporten

Real Madridi, insiston për Aymeric Laporten

  Dëmtimi i Eder Militaos në ndeshjen kundër Osasunas e ka shqetësuar dukshëm Carlo Ancelottin.

Trainerin italian e presin sfida të vështira në vijimësi, i cili gjatë karrierës e ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë.

Momentalisht ishi i Milanit ka në dispozicion vetëm Antonio Rudiger dhe Vallejon në qendrën e mbrojtjes por duke qenë se sezoni është shumë i gjatë, tashmë drejtuesit kanë filluar të kërkojnë për të tjerë elementë.

Aymeric Laporte është një ndër të preferuarit dhe sipas ‘ Relevos ‘ po analizohen edhe lojtarët e ekipit të dytë por ky opsion mund të rrezikojë mbarëvajtjen në pjesën më vendimtare të sezonit.

30 vjeçari e ka eksperiencën e mjaftueshme për t’iu bashkuar ‘’ Galaktikëve ‘’ por pengesa në këtë histori është kontrata me Al-Nassr dhe sidomos paga e lartë që përfiton.

Paraprakisht drejtuesit e arabëve kanë përcaktuar çmimin për ishi-n e Manchester City-n, i cili arrin 30 milionë eurot.

Megjithatë, s’mbaron me kaq sepse edhe Castello Lukeba është një element që pëlqehet nga kryeqytetasit, determinant në sezonin aktual tek Leipzigu.

21 vjeçari ka rinovuar para pak kohësh me gjermanët deri në 2029-tën dhe klauzola e konsiderueshme e cila i përket prishjes së kontratës mund t’ia vështirësojë arritjen e objektivit kampionëve në fuqi të Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy