Rodrigo De Paul pëlqen Atleticon

Rodrigo De Paul pëlqen Atleticon

Atletico Madridi vazhdon betejën për të afruar lojtarë cilësorë në ‘’ Wanda Metroopolitano ‘’ . Pas disa alternativash të bujshme  Diego Simeone  është i vetëdijshëm se duhet të tentohet deri në ditën e fundit të merkatos për tu përgatitur për sezonin vijues. Një ndër të preferuarit e argjentinasit është Rodrigo De Paul që prej vitesh  ka spikatur tek Udinese duke arritur majat në futbollin italian   .   27 vjeçari është një referent  me peshë tek friulanët por nuk ka shkuar shumë larg për vetë faktin se bardhezinjtë janë një skuadër e dorës së dytë .  Përveç  ‘’ Los Colchoneros ‘’ , Liverpooli  dhe Milani  e konsiderojnë mesfushorin  si një opsion tundues  dhe do të mundohen të jenë shumë vigjilent sepse një gabim i vogël gjatë negociatave mund ti kushtojë shtrenjtë secilës prej tyre .

 Ekstremit nga Sarandi  Diego Simeone ja ka gjetur vendin dhe e konsideron si një zëvëndësues ideal të Saul Niguez që është me një këmbë larg  ‘’ Rojiblancos ‘’ dhe Udinese  kërkon 40 milionë euro për ta larguar nga ‘’ Dacia Arena ‘’.   Kalimi tek kryeqytetasit do të kishte një specifikë të veçantë sepse   në krye të pankinës është Diego Simeone , një trainer që ka ditur ta rrisë kualitetin e Atleticos  me kalimin e viteve dhe shumë meritë konsiderohet si traineri më i mirë i historisë së këtij klubi  .

 Presidenti Enrique Cerezo  i ka ofruar një kontratë deri në 2026 , kundrejt  3.2 milionë eurove në sezon .  Ky lajm ka bërë jehonë në Argjentinë dhe është deklaruar nga një gazetar i famshëm siç është Martin Liberman i cili në Twiterin e tij ka deklaruar :

 “ Për momentin opsioni më i përshtatshëm për Rodrigo De Paul është Atletico .  Diego Simeone kërkon që ti bashkohet planeve të tij  dhe  ky propozim është vlerësuar shumë nga ai ‘’ ,  ishin  fjalët e gazetarit me nofkën ‘’ El Colorado ‘’.  Referencat e  teknikut 50 vjeçar janë të shumta sepse ka filluar ta ndjekë lojën e ishit të Valencias që në kohën kur mbronte ngjyrat e Racing Club në Primera Division të Argjentinës  dhe konsideron se është një alternativë shumë efikase për  ta çuar  përpara projektin e  Atletico Madridit .  

Në këtë sezon Rodrigo De Paul  ka shënuar 9 gola në 38 ndeshje  dhe i ka arritur ti plotësojë të gjitha kushtet për të qënë pjesë e një ekipi kampionësh .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy