
Trajneri Ardi Behari, komentoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, humbjen e Partizanit ndaj Egnatias.
Behari u shpreh se shqetësimi te të kuqtë jasnë lojtarët e stolit, të cilët kur futen nuk janë në ritmin e lojës.
Pjesa e parë, tregoi një ndeshje të ekuilibruar. Partizani zotëroi lojën, kishte lojën dhe ishte skuadra e zakonshme. Ajo që ndikoi, ishte pjesa e dy dëmtimeve, që janë kryesore. Matondo është lojtari kryesor i Partizanit. Da Silva po ashtu. Skuadra më pas fillon dhe tkurret.
E kemi thënë me të madhe, se Partizani ka organikë të plotë. Lojtarët që futen nga stoli, nuk janë në ritmin e ndeshjeve. Kjo duhet të na shqetësojë. Ishin dy gabime të njëpasnjëshme të Bitrit në harkun kohor të pak minutave.



