
Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, zbuloi ditën e sotme formacionin më të mirë të Kupës së Amerikës, që u zhvillua këtë verë.
Turneu u fitua nga Argjentina dhe pikërisht kjo kombëtare ka edhe më shumë lojtarë në formacionin më të mirë. Portieri Emiliano Martinez, mbrojtësi Cristian Romero, mesfushori Rodrigo De Paul dhe pa dyshim sulmuesi Leo Messi, janë argjentinasit në formacionin më të mirë.
Ndërkohë me 3 lojtarë paraqitet edhe Brazili finalist. Mbrojtësi Marquinhos, mesfushori Casemiro dhe sulmuesi Neymar, janë 3 lojtarët e “Selecaos” tek më të mirët.
Ndërkaq 11-shja me e mirë plotësohet me Isla nga Kili, Estupinan nga Ekuadori, Yotun nga Peruja dhe Diaz nga Kolumbia.



