
Pas plot 290 ditëve jashtë fushave të blerta, Ansu Fati është rikthyer në stërvitje me Barcelonën. Talenti 18-vjeçar ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë, ku iu nënshtrua edhe një operacioni në gju dhe tashmë është gati për të zbritur në fushë.
Ka qenë vetë klubi i Barcelonës që ka postuar një foto të sulmuesit në stërvitje, duke lumturuar të gjithë tifozët, të cilët kanë një simpati të madhe për futbollistin.
Ndërkohë një lajm shumë të mirë kanë marrë edhe tifozët e Real Madrid ditën e sotme. Klubi madrilen ka njoftuar rinovimin e kontratës me Fede Valverden. Palët kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për 6 sezone të tjera, pra deri në verën e vitit 2027.
Mesfushori është një lojtar shumë i dashur për tifozët e Realit, të cilët e vlerësojnë së tepërmi, për shkak se gjithmonë kur luan jep maksimumin e tij.



