
E ardhmja e Alejandro Baldes në ‘’ Camp Nou ‘’ vijon e paqartë.
Kjo arsye ka rezultuar mëse e mjaftueshme për pretendentët për ta tentuar largimin e anësorit nga Barcelona.
Një ndër to është Atletico Madridi, i konsoliduar në çdo repart por gjithsesi gjithmonë ka vend për përmirësim.
Ulje-ngritjet referuar rendimentit e kanë lënë paksa në prapavijë dhe nuk i kanë krijuar besimin Hansi Flickut se mund të jetë pjesë e së ardhmes.
Diego Simeone i ka ofruar një tjetër eksperiencë tek ‘’ Los Colchoneros ‘’, duke qenë se beson tek potenciali i 22 vjeçarit.
Gjatë viteve Alejandro Balde është tentuar edhe nga Chelsea, i cili vlerësohet nga ‘’ El Cholo ‘’ kryesisht për shpejtësinë, inkursionet drejt kundrasulmeve dhe efektivitetin në prapavijë.
Nëse do të largohet nga Katalunja për në Madrid sigurisht do të konsiderohej një ndër transferimet më të bujshëm gjatë merkatos së verës, tek të quajturit ndryshe ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Edhe aspekti ekonomik mund të ndikojë në vendimarrjen e Joan Laportas, duke qenë se skuadra e zemrës vijon të lërë për të dëshiruar dhe një ofertë nga Enrique Cerezo mund të konsiderohet.



