
Kriza momentale e Leicester City-t i ka tundur themelet në ‘’ King Power ‘’ duke provokuar me shumë gjasa largimin e Brendan Rodgers .
‘’ The Foxes ‘’ kanë filluar sulmin për ta mbyllur këtë kapitull dhe konsiderojnë se stoli ka nevojë emergjente për rifreskim sepse rrezikohet arritja e objektivave .
Në skenë ka dalë emri i Gennaro Gatussos , trainer që po bën llogaritë e të ardhmes dhe sipas ‘ Daily Record ‘’ vlerësohet maksimalisht nga anglezët për marrjen e fateve të pankinës .
44 vjeçari e ka patur jo të lehtë sidomos tek Milani dhe Napoli , eksperienca që e forcuan dhe ish kampioni i Premier Leagues mbetet një destinacion shumë interesant për ish kampionin e botës.
Megjithatë , një skuadër si Leicester City gjithmonë ka preferuar ta ketë asin nën mëngë sepse në çdo sezon pretendon hyrjen në Europë dhe i duhet një dorë e hekurt për ti lideruar drejt këtij objektivi që në kohët e sotme vështirësohet ende për arsye të konkurrencës së fortë ndërmjet ekipeve .
Kandidatët vijojnë të jenë prezentë në zyrat e anglezëve dhe në ditën e djeshme u deklarua dhe emri i Graham Potter që aktualisht drejton modestët e Brighton por sigurisht Gennaro Gatusso është më i avantazhuar .
Ishi i Liverpoolit është në fije të perit tashmë pavarësisht se drejtuesit i kanë dhënë edhe pak kohë duke shpresuar në një performancë ndryshe në javët vijuese por kështu si kanë shkuar gjërat është shumë e vështirë që kapërcimi të jetë i menjëhershëm , sinjal që i shkon krejtësisht në favor legjendës së Milanit.



