Kështu e bindi Paris St Germain Neymarin

Kështu e bindi Paris St Germain Neymarin

 E shtuna rezultoi një ditë historike për Paris St Germain .  ‘’ Les Pariziens ‘’ i dhanë fund zërave për rikthimin e Neymar Junior   tek Barcelona dhe  rinovuan kontratën me brazilianin deri në 2025- sën . Nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse projekti i përpiluar nga drejtuesit e kryeqytetasve dhe i mbështetur fuqimisht nga miliarderi Nasser Al Khelaifi nuk mund të kalonte në plan të dytë . Prej disa sezonesh Paris St Germain nuk dorëzohet për fitimin e Champions Leagues dhe ka bërë hapa përpara drejt realizimit të kësaj ëndërre .

Marrëveshja e arritur është jetike për ish kampionët e Ligue 1  sepse sulmuesi nga Sao Paolo e ka treguar gjithmonë se e meriton qëndrimin në ‘’ Parque De Prince ‘’ .  Duke ditur kërkesat e larta ekonomike të Neymar Junior Parisi u përfshi seriozisht në këtë çështje dhe  ra dakord  me  pagën e 30 milionë eurove në sezon për të mos humbur një element fundamental për fuksionimin e ekipit në tërësi  . Në disa  raste ky i fundit ka  shprehur se ndihet i lumtur ne Paris  dhe se nuk mendonte një largim tek Barcelona për tu bashkuar me Lionel Messin. 

Një ndër arsyet e akordit  është projekti ambicioz i lideruar nga presidenca e Katarit që do të  shoqërohet me një merkato interesante e cila do ta ketë theksin kryesor tek transferimi i lojtarëve me peshë . Ndër emrat kryesorë janë argjentinasi Lionel Messi dhe mbrojtësi i Real Madridit Sergio Ramos  . Jo pa qëllim janë deklaruar këto emra të cilët  janë shpallur fitues të këtij turneu në të kaluarën . 

Megjithatë komponentë të tillë kanë një koefiçent të lartë vështirësie  sepse konsiderohen si legjenda në klubet respektive .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy