Meksi: Bastet, plagë sociale edhe në botë, por duhet kthyer në entertainement gaming

Meksi: Bastet, plagë sociale edhe në botë, por duhet kthyer në entertainement gaming

Duke folur për bastet sportive në emisionin “SportZone” në MCN TV, Endri Meksi, speicialist IT dhe sipërmarrës, u shpreh se plaga sociale ëhstë kudo në botë, por masat e marrë, janë që ta çojnë në atë që quhet entertainement gaming.

AMFL është një institucion zbatues. Në 2013 nisi operacioni fundi i marrëzisë që u finalizua në 2015. Kishte takime me grupe të interesit në 2015, si të rregullohej sektori. Vetë aktorët e sektorit, ishin të përfaqësuar nga 2-3 kompani në sallë, bastet nga Shyti. Ata ishin të qartë që duhej vënë dorë, sepse kishte një mbipopullim. Nuk e di, sa ky mbipopullim ndikon në ekonomi. Kur ke 1 mijë sallone dhe shkon në 2 mijë, a u dyfishuan lekët. Efekti në territor ishte kozmetik. Krijon një zhurmë, një plagë sociale, por nuk luftohet me, masa represive policore.

Kjo është kudo në botë, por masat që janë marrë ndër vite është për ta çuar sektorin e lojërave të fatit, në atë që quhet entertainement gaming.  Të luhet si pjesë e një kënaqësie. Ka shumë që e bëjnë këtë aktivitet edhe është pjesë e tyre të jetës. Kënaqen me lekët që kanë. Nuk është e ekzagjeruar të shpenzosh 2-3 mijë euro në baste edhe kur nuk i ke se të blesh një Louis Vuitto. Ma gjej ku është diferenca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy