
Ardit Hila, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në fitoren e Tiranës ndaj Dinamo City, ku shënoi edhe një gol.
Pas ndeshjes, për MCN TV, mesfushori tha se është shumë i lumtur për golin dhe fitoren.
I pyetur për një transferim tek Elbasani në sezonin e ardhshëm, Hila deklaroi se e ka ëndërr të luajë me fanellën e qytetit të lindjes.
Jam shumë i kënaqur me golin, por edhe me fitoren. Trajneri Shehi dhe Sebino Plaku, më kanë thënë që të shkoj përpara. Më kanë dhënë më shumë liri. Çelësi i suksesin janë trajnerët.
Para dy-tre ditëshg trajneri na pyeti se çfarë kemi dëshirë të bëjmë dhe i thashë të sulmojmë topin. Është mirë që ta kemi sa më shumë topin.
Është shumë herët, e rëndësishme ishte që ta nisnim me fitore.
Transferim tek Elbasani sezonin e ardhshëm? Një transferimi në vendlindje nuk i thuhet dot jo. Të shpresoj. Do ishte shumë mirë. E kam ëndërr të luaj me fanellën e qytetit tim



