
Sulmuesi Neymar ka pësuar një dëmtim të rëndë me kombëtaren e Brazilit. Futbollisti ka këputur ligamentin dhe për këtë arsye do i nënshtrohet operacionit.
Neymar u dëmtua në ndeshjen ndaj Uruguait dhe u largua nga fusha me barelë. Sezoni për futbollistin brazilian është mbyllur, teksa do i duhet shumë kohë për tu rikuperuar.
Ky është dëmtimi më i rëndë i pësuar nga Neymar, gjatë karrierës së tij futbollistike.



