Mungesat në mbrojtje, Gjasula: Kam luajtur unë! Nuk mund të gëzohemi për mungesat e Izraelit

Mungesat në mbrojtje, Gjasula: Kam luajtur unë! Nuk mund të gëzohemi për mungesat e Izraelit

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Izraelin, një sfidë ku Shqipëria vjen me shumë mungesa në mbrojtje.

I pyetur për rolin në fushë, Gjasula u shpreh se te skuadra e tij, është aktivizuar në mbrojtje në ndeshjet e fundit.

Gjithashtu mesfushori u shpreh se nuk duhet të gëzohen për mungesat e Izraelit, sepse nuk e dinë si do luajë kundërshtari pa ata lojtarë.

Besoj që e kemi treguar se dimë të fitojmë ndeshjet dhe se kjo është një ndeshje e rëndësishme. Të jemi optimistë për tri pikët. Ne kemi mungesa, por edhe ata kanë problemet e tyre. Kanë ndryshuar shumë gjëra. Ne kemi kualitet për të fituar ndeshjet.

Është vështirë të themi që “sa mirë kanë mungesa”, se nuk e dimë si do luajnë pa të dhe kush do luajë në vend të tij. Ne duam të bëjmë maksimumin duke parë vetëm veten tonë.

E dimë që është e rëndësishme, i dimë rregullat dhe çfarë mund të arrijmë me këto gjashtë pikë. Kemi Izraelin, të fitojmë që të përqendrohemi vetëm aty. Te klubi im trajneri më futi në mbrojtje dhe nuk jam larguar nga ai pozicion. Nuk e di se si trajneri i ka planet për mua në Kombëtare.

Dështim pa 6 pikë Ekipet e tjera janë të mira, jemi në një nivel. Ne duam t’i fitojmë të dyja, të japim maksimumin dhe të shohim çfarë do të dalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy