
Sulmuesi i Ajax, David Neres, është arrestuar në vendlindjen e tij në Brazil, për shkak të një feste të paligjshme. Festa ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit, në Sao Paolo.
Në Brazil nuk lejohet lëvizja pas orës 21:00, për shkak të masave të marra për COVID-19. Pavarësisht masave të qeverisë, këto nuk janë respektuar nga 124 persona, të cilët kanë zhvilluar një festë deri në orët e para të mëngjesit.
Pjesë e festës ishte edhe ylli i Ajax, David Neres. Ky i fundit ishte së bashku me një tjetër futbollist, Robert Arboleda, i cili aktivizohet te Sao Paolo. Pas kontrolleve, policia ka arrestuar 2 lojtarët në fjalë, të cilët më pas u lanë përsëri të lirë dhe në drejtim të tyre pritet të aplikohet një gjobë.



