Tjetër gol në pak ditë, sulmuesi i Shqipërisë shkëlqen në Austri

Tjetër gol në pak ditë, sulmuesi i Shqipërisë shkëlqen në Austri

Giacomo Vrioni vazhdon të shkëlqejë në Austri, aty ku luan i huazuar te skuadra e Tirol. Sulmuesi i Shqipërisë ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për skuadrën e tij, këtë herë në kampionat.

Vrioni shënoi golin e vetëm për Tirol, në barazimin 1-1 ndaj Austria Vienna. Shqiptari shfrytëzoi në maksimum një asist të Skrbo në minutën e 57-të, duke ndalur topin në fundin e rrjetës.

Vlen të theksohet se Vrioni shënoi me Tirol edhe 3 ditë më parë, në sfidën ndaj Lask, ku skuadra e tij u mposht 2-1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy