
Sekretari i përgjithshëm në FSHF, Ilir Shulku, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për Kombëtaren shqiptare.
Shulku deklaroi se Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë, por problem është grupi dhe shtoi se në rast se do të formohet një grup me këta lojtarë, atëherë do jemi kandidatë potencialë për tu kualifikuar në Europian.
Te Kombëtarja kemi individë shumë të mirë, por kemi pak defekt te grupi. Kam të njëjtën bindje, nëse ne do arrijmë të bëjmë grup me këta lojtarë, do jemi kandidatë potencialë për tu kualifikuar. Pjesa më e madhe luajnë në ekipet e tyre. U dëmtua Broja, është një humbje, por kemi lojtarë të tjerë shumë të mirë. Sulmi ka qenë reparti ku trajneri ka pasur më shumë dilema. Shpresojmë që do e arrijmë objektivin.
Ndeshjet miqësore që bëmë, treguan se duhet kthyer më shumë koka nga kampionati shqiptar. Skuka është një lojtar shumë i mirë, po ashtu edhe Xhixha. Ka edhe lojtarë të tjerë që mund të jenë pjesë e skuadrës. Lojtarët duhet të besojnë shumë te arritja e objektivit.



