Eliminimi i Liverpool, Klopp: Real Madrid ishte skuadra më e mirë, e merituan kualifikimin

Eliminimi i Liverpool, Klopp: Real Madrid ishte skuadra më e mirë, e merituan kualifikimin

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli pas eliminimit nga Champions League, teksa u shpreh se Real Madrid e meritoi të shkonte më tej.

Klopp deklaroi se skuadra e tij me lojën që tregoi në Spanjë, nuk do ishte kualifikuar, edhe nëse ndeshja e parë do ishte mbyllur në barazim.

Të ishte me rezultatin 5-2 në disavantazh nuk ishte diçka e shkëlqyer nëse do të kualifikohesh. Na duhej një paraqitje speciale dhe nuk arritëm dot ta bënim. Reali kishte shanset më të mira, Alisson bëri dy pritje shpëtimtare. U kualifikua skuadra që e meritoi dhe duhet ta pranojmë këtë. Kështu janë ndeshjet me eliminim direkt. Nuk është ajo që donim, por është ajo që morëm.

Në ndeshje si këto vendosin momentet. Nëse do të kishim shënuar në pjesën e parë, do t’i kishim dhënë një shkëndijë. Por kjo mbetet hipotetike. Ata ishin skuadra më e mirë dhe u kualifikuan. Nëse do të kishim barazuar në shtëpi dhe do të kishim luajtur si sot, atëherë me shumë mundësi do të ishim eliminuar gjithashtu. Nuk mund të vijmë këtu dhe shpresojmë të fitojmë diçka. Na duhej një ndeshje speciale, por nuk ndodhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy