Dani Olmo është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi katalanas, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Olmo ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën deri në verën e vitit 2030.
Spanjolli i kushtoi arkave të Barcelonës plot 55 milionë euro.
Olmo vjen nga gjermanët e Leipzig, ndërsa këtë verë shkëlqeu me Spanjën në Europianin e Gjermanisë, ku iberikët ia dolën të marrin trofeun e madh.



