Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se në stadiumin “Air Albania” do të ketë festë, para dhe pas ndeshjes me Ishujt Faroe.
Kombëtarja kuqezi do të festojë me tifozët, kualifikimin në Europianin e Gjermanisë, që do të mbahet në verën e ardhshme.
FSHF-ja, ka zbuluar edhe programin, që fillon në 17:45, me hyrjen e tifozëve dhe përfundon në orën 00:00, me fishekzjarrë.



