Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj skuadrës boshnjake, të HSK Posusje. Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, pjesë e dytë nisi me gol për vendasit, që kaluan të parët në avantazh në minutën e 54-t. Vllaznia barazoi shifrat në minutën e 72-të, ku afrimi i merkatos së verës, Cheshmedjiev, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Kjo është miqësorja e dytë në Bosnje për shkodranët, që në ndeshjen e parë, triumfuan 4-0 ndaj ekipit modest, NK Medugorje.



