
Duelet emocionues nuk do të mungojnë as në këtë merkato verore.
Pikërisht në Serinë A parashikohet se do të zhvillohen disa të tillë.
Tek Sassuolo Tarik Muharemovic ka spikatur në sezonin e shkuar, për të cilin do të masin forcat Interi dhe Juventusi.
Sllovenit mund ti ndryshojë e ardhmja në çdo aspekt pasi si zikaltërit ashtu edhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ofrojnë komoditet dhe sigurisht tituj në të ardhmen e afërt.
Presidenti i italianëve Carlo Rossi ka përcaktuar rreth 30 milionë euro për 23 vjeçarin e lindur në Ljubjanë i cili ka bërë diferencën në 11-shen e formuar nga traineri Alberto Aquilani.
Në fakt Tarik Muharemovic është i përqëndruar në Botëror, i cili përfaqëson Bosnie Herzegovinën.
Në të shkuarën ishte pjesë e bardhezinjve dhe mund ta shfrytëzojë këtë moment për tu rikthyer në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Por duhet bërë kujdes nga fituesit në fuqi të Scudettos, ekip i cili ka rikuperuar ndjeshëm terren.
Kjo periudhë do ti shërbejë fillimisht për të qenë në formën optimale me Bosnie Herzegovinen në këtë kompeticion dhe më pas ta analizojë hapin vijues.
Tarik Muharemovic e finalizoi sezonin e shkuar në elitën e futbollit italian me 2 gola në 33 sfida, determinant për ekipin e Alberto Aquilanit.



