Seanca e parë me ngarkesë të plotë, te Kombëtarja shqetëson vetëm një lojtar

Seanca e parë me ngarkesë të plotë, te Kombëtarja shqetëson vetëm një lojtar

Shqipëria vazhdon përgatitjet stërvitore, në prag të dy miqësoreve me Spanjën dhe Gjeorgjinë.

Në drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik, futbollistët kuqezi kanë zbarkuar këtë të martë në qendrën stërvitore “Royalverd Vall de Bas” për seancën e parë me ngarkesë të plotë.

I vetmi që shqetëson stafin teknik, është mesfushori Amri Abrashi, i cili mungoi edhe sot në stërvitje. Lojtari është në pritje të përgjigjeve të analizave mjekësore pas një dëmtimi muskular gjatë ndeshjes së kampionatit zviceran me klubin të dielën e kaluar.

Të gjithë lojtarët e tjerë janë stërvitur normalisht me grupin që në pjesën e parë ka bërë ushtrime fizike e më pas fokusi ka qenë në pjesën taktike të lojës. Impenjimi nga ana e të gjithë futbollistëve ka qenë maksimal, ndërsa për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe çdo gjë po shkon sipas programit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy