
Luis Suarez, do të largohet nga Atletico Madrid, me të cilët i përfundon kontrata më 30 qershor. Sulmuesi uruguaian ka vendosur të mos rinovojë kontratën dhe del lojtar i lirë.
35-vjeçari dëshiron të vazhdojë të luajë në Europë dhe për këtë arsye, po kërkon për një skuadër të re, me opsionet që nuk mungojnë.
Sipas asaj që raporton “Ole”, janë tre klubet europiane, që duan shërbimet e Suarez. Bëhet fjalë për Sevilla dhe Athletic Bilbao në Spanjë, si dhe Fiorentina në Serie A.
Sulmuesi po shqyrton opsionet dhe në ditët e ardhshme do të vendosë edhe për skuadrën ku do të vazhdojë karrierën.



