
Në orët e fundit është bërë me dije e ardhmja e Ilkay Gundogan.
Mesfushori ka vendosur ta vijojë karrierën tek Galatasaray, deri në mesin e 2027-tës.
Gjermani e ka eksperiencën e mjaftueshme mbi supe për ta përfaqësuar Galatasaray-n, një ekip me shumë traditë në kampionatin përkatës.
Thuhet se 34 vjeçari i lindur në Gelsenkirschen do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro në sezon, një shifër e cila konsiderohet e mjaftueshme duke iu referuar eksperiencës së tij.
Vizioni për lojën, kreativiteti dhe mënyra se si e interpreton atë sigurisht do të jenë një plus për vijimësinë e Galatasaray-t, si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet europiane.
Sigurisht ishi i Manchester City-t do të jetë i rrethuar nga figura si Mauro Icardi apo Dries Mertens, determinantë në 11-shen e formuar nga Okan Buruk.
Tashmë tifozeria e zjarrtë dhe drejtuesit janë entuziamuar për transferimin e Ilkay Gundogan në ‘’ Nef Stadium ‘’, i cili do të ketë një përgjegjësi më tepër për faktin e të përfaqësuarit të një ekipi të këtij niveli.



