
Sulmuesi Raheem Sterling, ishte një nga lëvizjet e mëdha të kësaj merkato verore, teksa u largua nga Manchester City, për të kaluar te rivalët e Chelsea.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ka zbuluar edhe arsyen e largimit nga skuadra e Guardiolës. Stërling tha se kuptoi që nuk ishte në qendër të projektit dhe duhej të largohej, pasi nuk mund të rrinte duke parë të tjerët kur luajnë.
Ishte momenti për t’u larguar nga Manchester City. Kuptova se nuk isha më në qendër të projektit dhe nuk kisha pse të qëndroja. Nëse nuk largohesha, do të bëja një gabim shumë të madh në karrierën time.
Kam dhënë gjithçka nga vetja te City dhe unë jam një person që dua të rritem, jo të shoh të tjerët si luajnë. Unë dua ende të luaj, të shënoj dhe të fitoj në të ardhmen. Duhej një sfidë e re dhe Chelsea ishte skuadra e duhur. Jam i lumtur që jam këtu.



