Arsenal , akord për Odegaard

Arsenal , akord për Odegaard

Real Madridi dhe Arsenali janë në hapat e fundit të akordit për Martin Odegaard . Bëhet me dije se ky operacion do  të variojë nga 40-50 milionë euro .  Norvegjezi  ka hasur shumë probleme në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’   dhe largimi drejt Londrës është konsideruar si ura e shpëtimit për karrieren e tij .

Sipas Futbolfantasy në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i këtij akordi i cili shikohet si një ndër më të suksesshmit e  madrilenëve për arsye se e transferuan Martin Odegaard për më shumë se 2 milionë euro.

Rivaliteti i ashpër me Luka Modric , Valverde , Isco  Kross dhe Marco Asensio e ka lënë në prapavijë  22 vjeçarin i cili tashmë në  ‘’ Emirates ‘’ do të shijojë një rini të dytë . Besimi i Mikel Artetas ndaj tij ka rezultuar faktori më i rëndësishëm për të hedhur pas krahëve  eksperiencën e vështirë tek  ‘’ Los Blancos ‘’ ,  në një skuadër ku pretendon të jetë motorri i mesfushës .

Pavarësisht se ‘’ The Gunners ‘’ nuk kanë patur fatin e sigurimit të një vendi në Europë për këtë sezon , me arritjen e një suksesi të tillë  do ta kenë edhe më të lehtë për tu kthyer me të fortë në sezonin vijues.  20 ndeshjet e sezonit të lënë pas ia lehtësuan vendimarrjen  Mikel Artetas për ta patur në dispozicion talentin nordik në një sezon ku   pritet kthesa e Arsenalit . 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy