Salernitana do të luajë në Serie A, por Lotito duhet të shesë klubin brenda 6 muajve

Salernitana do të luajë në Serie A, por Lotito duhet të shesë klubin brenda 6 muajve

Salernitana do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm. Klubi është në pronësi të Claudio Lotito, i cili gjithashtu është edhe në krye të Lazio. Rregulli nuk e lejon që i njëjti person të ketë dy klube nga i njëjti kampionat në pronësinë e tij. Në këtë situatë, Federata i dha ultimatum Lotitos për ta shitur një nga klubet, në mënyrë që Salernitana të mos përjashtohet nga kampionati.

Gjithsesi sot është arritur një marrëveshje mes palëve dhe tashmë kjo duhet të bëhet brenda 6 muajve. Pra, Salernitana do të luajë në Serie A sezonin e ri, por brenda 6 muajve duhet të ndryshojë pronësi dhe në rast se kjo nuk arrihet, atëherë do të përjashtohen nga kampionati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy