
Diego Simeones vijojnë ti shtohen dyshimet për të ardhmen e Renan Lodit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Argjentinasi duket se ka mbetur i pakënaqur nga paraqitjet e brazilianit dhe ky fakt ia mban të hapur derën për largimin nga kryeqytetasit.
Destinacioni i mundshëm i anësorit mund të jetë Premier League për arsye se Manchester City po mendon për ta afruar pas shitjes së Zinchenkos tek Arsenali.
Momentalisht Renan Londi konsiderohet një ndër të preferuarit e Pep Guardiolas i cili është koshient se krahu i majtë i mbrojtjes është një ndër pozicionet më probematikë të ‘’ The Citiziens ‘’ pavarësisht se çdo sezon e përfundojnë me fitimin e trofeve të rëndësishëm.
Shitja e 24 vjeçarit nga Sao Paolo e detyron të famshmin ‘’ El Cholo ‘’ për të gjetur menjëherë zëvëndësuesin në mënyrë që të mos i prishë ekuilibrat tek spanjollët pasi sezoni është i gjatë dhe i duhen lojtarë cilësorë për të shtuar shanset e fitimit të trofeve , ndër të cilët prioritet mbetet Uefa Champions League.
Renan Lodi ka zhvilluar tre sezone me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilat përmblidhen në 118 sfida, 6 gola dhe 7 asiste dhe sigurisht i ka bërë krenarë drejtuesit e Atletico Paranaenses , ekip ku hodhi hapat e parë drejt suksesit .
‘’ Etihad Stadium ‘’ shikohet një destinacion preferencial për shumë lojtarë të njohur sepse Manchester City karakterizohet si një ekip që gjithmonë është afer titujve dhe këtë fakt e përforcon figura e Pep Guardiolas, një ndër trainerët më të mirë në botë aktualisht .



