#MeToo në sport/ Autoritetet franceze, hetim ish-trajnerit të patinazhit

#MeToo në sport/ Autoritetet franceze, hetim ish-trajnerit të patinazhit

Prokurori i Parisit ka hapur një hetim për përdhunim dhe abuzim seksual të fëmijëve pasi kampionia e patinazhit në akull, Sarah Abitbol akuzoi ish-trajnerin e saj për përdhunim në vitet 1990.

Në librin e saj, kampionia franceze 10-vjeçare dhe fituesja e medaljes bronzi në çifte në kampionatet botërore 2000 tha se Gilles Beyer e përdhunoi në moshën 15-17 vjeç.

"Pas analizimit të librit, 'Një Heshtje e tillë e gjatë', prokurori publik i Parisit hapi një hetim paraprak nën akuzat e dhunimit të të miturve nga një person që ka autoritet mbi viktimën", tha zyra e prokurorit në një deklaratë.

Prokurori tha se hetuesit do të kërkojnë "të identifikojnë çdo viktimë tjetër që mund të ketë pësuar, në kontekstin e përshkruar, vepra të ngjashme".

Një tjetër patinatore, Helene Godard ka akuzuar Beyerin dhe një trajner tjetër, Jean-Roland Racle, për abuzim seksual kur ishte e mitur.

Patinatoret Anne Bruneteaux dhe Béatrice Dumur akuzuan gjithashtu një trajnerin Michel Lotz, për abuzim në vitet 1980 kur ishin vetëm 13 vjeç.

Beyer, 62 vjeç, në një deklaratë të premten pranoi se kishte pasur marrëdhënie "intime" dhe "të papërshtatshme" me Abitbol dhe i kërkoi"falje" asaj. Abitbol i hodhi menjëherë poshtë faljet. /Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy