
Gazetari i sportit, Ylli Aga, duke folur për situatën e Dinamos, është shprehur se lojtarët e afruar, nuk krijuan kimi mes tyre. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Aga deklaroi se lojtarët e Dinamos të këtij sezoni, edicionin e ardhshëm do të luajnë me ekipet e tjera të Superiores.
Debatet që merr tema e Dinamos, janë të justifikuara, duke parë pritshmëritë që kemi pasur për këtë skuadër. Tani jemi të ndarë në opinione, si mund të rrëzohet një skuadër, me këtë buxhet dhe këta lojtarë. Ne duhet të jemi shumë të ftohtë dhe pa dashur të prekim askënd. Ne flasim për një fenomen, se si mund të rrëzohet një klub me këtë investim. Të gjithë duhet të flasin për përgjegjësit.
Po t’i bashkosh të gjitha bashkë, nuk gjen pikën e logjikës, se si mund të bjeri kjo skuadër. Të gjithë lojtarët që u afruan te Dinamo, sezonin e ardhshëm do i shikojmë sërish në Superiore me skuadra të tjera ose në 5 skuadrat e para në Kosovë. Këta lojtarë nuk u bënë bashkë. Nuk krijuan kimi, nuk krijuan grupin. Buxheti i Dinamos, ishte më i vogël, se Tirana, Vllaznia, Partizani dhe Laçi.



